FIFPro zbulon emrat për formacionin e vitit, ka përjashtime të bujshme

Edhe FIFA do të jape çmimin e saj të lojtarit më të mirë të vitit më 17 Janarin e ardhshëm. Për të seleksionuar më të mirin, FIFPro ose Unioni Botëror i Futbollistëve u ngarkua që të gjithë të nënshkruarit e saj të votonin një listë me preferencat e tyre dhe nga 55 që duhej të ishin, u zgjodhën 23.

Në fakt janë zgjedhur 21 më të votuarit, 3 portierë, 6 mbrojtës, 6 mesfushorë dhe 6 sulmues plus 2 lojtarë të tjerë që ishin 2 më të votuarit nga ata që mbetën jashtë listës.

Edhe kështu siç u zgjodhën, lista ka disa mungesa, emra special ku sigurisht vihet re ajo e Mohamed Salah. Një futbollist që po bën namin këtë sezon me Liverpool nuk është e çuditërisht ndodhet portieri i Liverpool, Alisson.

Ka edhe pikëpyetje për përzgjedhjen e dy mesfushorëve të Barçës, De Jong e Busquets kur dihet sezoni “mizerje” që po bëjnë katalanasit, madje edhe sezonin e kaluar bënë keq.

Gjithsesi, më poshtë janë edhe emrat e 23 lojtarëve nga ku do të zgjidhet edhe lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.

Portierë:

Alisson Becker (Brazil/Liverpool FC)

Gianluigi Donnarumma (Italy/AC Milan/Paris Saint-Germain)

Édouard Mendy (Senegal/Chelsea FC)

 

Mbrojtës:

David Alaba (Austria/FC Bayern München/Real Madrid CF)

Jordi Alba (Spain/FC Barcelona)

Trent Alexander-Arnold (England/Liverpool FC)

Dani Alves (Brazil/São Paulo FC/FC Barcelona)

Leonardo Bonucci (Italy/Juventus FC)

Rúben Dias (Portugal/Manchester City FC)

 

Mesfushorë:

 

Sergio Busquets (Spain/FC Barcelona)

Kevin De Bruyne (Belgium/Manchester City FC)

Bruno Fernandes (Portugal/Manchester United FC)

Frenkie de Jong (Netherlands/FC Barcelona)

Jorginho (Italy/Chelsea FC)

N’Golo Kante (France/Chelsea FC)

 

Sulmues:

 

Karim Benzema (France/Real Madrid CF)

Cristiano Ronaldo (Portugal/Juventus FC/Manchester United FC)

Erling Haaland (Norway/ BV Borussia 09 Dortmund)

Robert Lewandowski (Poland/FC Bayern München)

Romelu Lukaku (Belgium/FC Internazionale Milano/Chelsea FC)

Kylian Mbappé (France/Paris Saint-Germain)

Lionel Messi (Argentina/FC Barcelona/Paris Saint-Germain)

Neymar (Brazil/Paris Saint-Germain)./Ora News/.

 

Kategoritë
Sport