Filipçe në Bullgari: 7 të lënduarit në aksidentin e autobusit janë në gjendje stabile

Ministri Filipçe së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zaev dhe ministrin e Jashtëm, Osmani i vizituan të lënduarit në aksidentin e autobusit në Bullgari

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe deklaroi se 7 të lënduarit në aksidentin e autobusit në Bullgari, të cilën e përshkroi si tragjedi të tmerrshme, janë në gjendje stabile shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Filipçe, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i vizituan të lënduarit në aksidentin e autobusit në Bullgari, të cilët janë në kurim në spital, të cilët më pas dhanë deklaratë për mediat lokale.

“Tragjedia e tmerrshme ndodhi sot në mëngjes. Për fat të keq një numër i madh i pasagjerëve të vdekur, 46, prej tyre 12 janë fëmijë”, tha Filipçe, duke shprehur falënderime për intervenimin e shpejtë të autoriteteve bullgare, personalisht deri te kryeministri bullgar Janev, i cili tha se ka qenë në vendngjarje dhe e ka informuar Zaevin për tërë situatën.

“Ne i vizituan të gjithë 7 pacientët e lënduar këtu në spital dhe të gjithë janë në gjendje stabile shëndetësore, gjegjësisht nuk është në gjendje të rrezikuar shëndetësore. Bëhet fjalë për lëndime të lehta të cilët janë trajtuar shkëlqyeshëm nga kolegët tanë. Ka vetëm një pacient që ka frakturë”, tha Filipçe.

Ai theksoi se janë dakorduar që këto ditë të jenë në kontakt që pas stabilizimit të plotë të situatës, pacientët të transferohen për trajtim të mëtutjeshëm në Shkup.

Për viktimat në aksident, Filipçe tha: “Ka më shumë anëtarë në një familje. Anëtari më i ri i kësaj familjeje është një vajzë 16-vjeçare dhe të tjerët janë rreth 40-50 vjeç”.

Kryeministri Zaev tha se të gjithë janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, nga më shumë nacionalitete, ndërsa një është nga Presheva, ndërsa theksoi se në listë vërejtën se një person është me shtetësi belge.

Zaev theksoi se nga ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut mori konfirmim se ndërmarrja transportuese është nga Shkupi.

Ministri Osmani tha se autoritetet shëndetësore shpejtë kanë intervenuar pas aksidentit dhe se të gjithë janë trajtuar me kohë.

Kategoritë
LajmeRajoni