Fillojnë kontaktet e para, Messi drejt transferimit te PSG

Lionel Messi përfundimisht është larguar nga Barcelona, pas 16 viteve si pjesë e ekipit të parë të katalunasve.

Edhe pse kishte një dakordësi mes palëve, gjithçka u prish për shkak të parave, pasi Barcelona nuk mund ta regjistronte kontratën e lojtarit.

Derisa tifozët e Barcelonës janë në shok të vërtetë, në Francë ka filluar festa nga tifozët e Paris Saint Germain.

Mediat e ndryshme evropiane, në Francë, Angli e Itali raportojnë se tanimë përfaqësuesit e lojtarit kanë filluar kontaktet e para me Paris Saint Germain.

Ylli argjentinas është një dëshirë e kamotshme e parisienëve të cilët tani mund ta bëjnë ëndrrën realitet për ta sjell Messin në ‘Parc de Princes’.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi është një adhurues i madh i argjentinasit dhe është gati t’ia plotësojë çdo kërkesë lojtarit dhe përfaqësuesve të tij për ta sjell në kryeqytetin francez.

PSG ka mundësitë që t’ia ofrojë 100 milionë euro komision babait dhe vëllait të argjentinasit vetëm e vetëm që ta transferojë Messin.

Ndërkohë për lojtarin pritet një kontratë faronike me mbi 30 milionë euro në sezon.

Gjithsesi në garë për gjeniun argjentinas mbetën edhe Manchester City dhe Interi, por PSG duket favoriti kryesor.

Kategoritë
Sport