Fillon raundi i dytë i konsultimeve politike mes Turqisë dhe Egjiptit në Ankara

MPJ e Turqisë tha se raundi i dytë i konsultimeve politike Turqi-Egjipt ka filluar në Ministrinë e Jashtme në Ankara, me pjesëmarrjen e delegacioneve të kryesuara nga zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Sedat Önal, dhe ai i Egjiptit, Hamdi Loza.

Raundi i dytë i konsultimeve politike mes Turqisë dhe Egjiptit kanë filluar në kryeqytetin turk Ankara, me pjesëmarrjen e delegacioneve të kryesuara nga zëvendësministrat e jashtëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, raundi i dytë i konsultimeve politike Turqi-Egjipt ka filluar në Ministrinë e Jashtme në Ankara, me pjesëmarrjen e delegacioneve të kryesuara nga zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Sedat Önal, dhe ai i Egjiptit, Hamdi Loza.

Më tej në njoftim thuhet se në bisedimet e ditës së parë janë trajtuar çështjet bilaterale, kurse në bisedimet e ditës së nesërme parashikohet shkëmbimi i opinioneve lidhur me çështjet rajonale.

“Palët synojnë avancimin dhe normalizimin e marrëdhënieve në bazë të përfitimit të ndërsjellë”, theksohet në njoftim.

Delegacionet e Turqisë dhe Egjiptit, lidhur me bisedimet e cilësisë eksploruese që u mbajtën për dy ditë në Kajro dhe përfunduan më 6 maj, kishin theksuar se bisedimet janë mbajtur në një atmosferë të sinqertë dhe përmbajtje gjithëpërfshirëse dhe se të dy vendet do të vlerësonin rezultatet e këtij raundi konsultimesh dhe do të vendosnin për hapat e ardhshëm.

Në bisedimet në Kajro, sipas Ministrisë së Jashtme turke, përveç çështjeve bilaterale janë trajtuar edhe gjendja në Libi, Siri dhe Irak si dhe çështjet tjera rajonale.

Kategoritë
BotaLajme