Fillon regjistrimi i popullatës në Kroaci

Regjistrimi do të zgjasë deri më 27 shtator

Prej sot deri më 27 tetor, në Republikën e Kroacisë zbatohet regjistrimi i popullatës nën sloganin “Le të krijojmë pasqyrë të përbashkët të Kroacisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Faza e parë e regjistrimit, duke filluar sot, 13 shtator, i referohet regjistrimit të pavarur, digjital të qytetarëve në sistemin online e-Citizens, dhe do të zgjasë deri më 17 shtator, ndërsa pjesa e dytë e regjistrimit do të kryhet nga regjistruesit në terren përmes intervistave me qytetarët të cilët nuk janë shënuar më herët përmes sistemit elektronik. Pjesa e dytë e regjistrimit do të bëhet gjithashtu me ndihmë të kompjuterëve të cilët do të përdorin regjistruesit.

Personat që janë regjistruar vetë në sistem do të marrin një kod që do t’ia dorëzojnë regjistruesit në fazën e dytë të regjistrimit.

Rreth 8.000 regjistrues dhe rreth 1.500 kontrollues, mbikëqyrës dhe koordinatorë janë të përfshirë në regjistrim.

Gjoba për deklarimin e të dhënave të pasakta është midis 300 dhe 650 euro, aq sa është edhe për mospërgjigjja ndaj regjistrimit.

Regjistrimi në Republikën e Kroacisë bëhet çdo dhjetë vjet.

Kategoritë
LajmeRajoni