Fillon samiti në Gjenevë, Biden dhe Putin shtrëngojnë duart para takimit

Në Gjenevë të Zvicrës po zhvillohet samiti dypalësh Amerikë-Rusi, ndërmjet presidentëve Xho Bajden dhe Vladimir Putin.

Dy liderët takuan duart pas mesditës dhe pritet të dialogojnë deri në mbrëmje për tema që lidhen me konfliktet rajonale, me akuzat për sulme kibernetike nga ana e Rusisë, për paktet mbi armët, shkëmbimin e të burgosurve dhe të drejtat e njeriut.

Presidenti Bajden ka thënë se do të jetë i qartë në parashtrimin e tij dhe do dallojë nga paraardhësi Donald Tramp, kur u përball me homologun Putin në vitin 2018.Ndërsa Kremlini ka paralajmëruar një samit të vështirë dhe jo aq historik për nga arritjet, ka theksuar gjithashtu se palët po hyjnë me tendencën për të dhënë disa zgjidhje.

Kategoritë
BotaLajme