Fillon shpërndarja e ndihmave të Turqisë në vlerë prej 110 mijë eurove

Gjysëm Hëna e Kuqe turke ka filluar shpërndarjen e ndihmave për qytetarët e Kosovës

Në kuadër të këtij aktiviteti humanitar do të shpërndahen afro 30 mijë palë veshmbathje dhe 30 karroca për personat me aftësi të kufizuar, këto ndihma do të shpërndahen sipas listës së Kryqit të Kuq të Kosovës

Ercan Tan, anëtari i bordit të kryesisë së Gjysëm Hënës turke ka thënë se  Turqia gjithmonë po mundohet ta zgjasë dorën nevojtarëve në Kosovë me qëllim të përmisimit të kushteve jetësore pasi që kosovarët konsiderohen si vëllezërit e tyre

“ Qysh nga viti 1999 vazhdojmë të realizojmë aktivitetet tona në Kosovë po mundohemi të jemi pranë vëllezërve tanë kosovarë sidomos pranë nevojtarëve dhe këtë vit përveç aktiviteteve tona në muajin e Ramazanit dhe Bajramit ne erdhëm të realizojmë një aktivitet tjetër ku do të shpërndajmë afro 30 mijë palë veshmbathje dhe 30 karroca për personat me aftësi të kufizuar  “ tha ai

Kjo ndihmë e realizuar nga Gjysëm Hëna e Kuqe turke është në vlerë prej 100 mijë eurove./Gazetaere

Kategoritë
LajmeVendi