Fillon viti i ri shkollor për të burgosurit në Kosovë

Si në të gjithë vendin edhe në  institucionet korrektuese ka filluar vitit i ri shkollor 2021/22.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në kuadër të  programeve për risocializimin, riedukimin dhe korrektimin e të burgosurve, SHKK ofron edhe shkollim për të burgosurit.

“Procesi mësimor zhvillohet në  Qendrën Korrektuese Dubravë, Qendrën Korrektuese Lipjan  dhe në Qendrën Edukuese Korrektuese Lipjan , ndërsa  sipas rekomandimeve të MSH-së dhe IKSHPK-së janë marrë të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë COVID 19”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore nga paralelet e ndara të shkollave amë në institucionet korrektuese është bërë furnizimi me material shkollor për vitin 2020/2021, artikujt mësimor kanë arritur në institucionet korrektuese ku zhvillohet procesi mësimor.

“Numri i nxënësve të cilët  kanë shprehur interesuar për tu regjistruar në vitin shkollor 2020 /221 është 73 nxënës, ndërsa nga ky numër në tri drejtime të reja në klasë të X– ta, interesimin  për tu regjistruar kanë shprehur  38 nxënës”, bëhet e ditur nga SHKK-ja.Po ashtu, sipas komunikatës, “Arsimimi në institucione korrektuese është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diploma, e që nuk dallojnë nga ato të cilat jepen për persona të cilët vijojnë shkollimin në liri”.

Kategoritë
LajmeVendi