Filmi “Pa vend” në garë për “Palmen e Artë” në Festivalin e Cannes

Filmi “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda është  përzgjedhur në mesin e 10 filmave të shkurtë që do të garoj për ‘Palmën e Artë’  në garën zyrtare të festivalit të Kanës.

Ky film sjell rrëfimin e klubit të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’, duke sjellur ngjarjen në kontekstin e situatës aktuale, njofton Klan Kosova.

Filmi “Pa vend” tregon përpjekjet e dy protagonistëve të udhëhequr nga trajneri i tyre që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë.

Xhirimet e këtij filmi kanë filluar në muajin shtator të vitit të kaluar dhe është filmi i dytë nga Kosova që arriti këtë sukses.

Kategoritë
Kulturë