Filozofia e miliarderit Elon Musk për ta bërë ekipin efikas

Një e-mail i zbuluar tregon se si Kryeshefi Ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX menaxhon rrjedhën e informacioneve në vendin e punës.

Ka kuptim që Elon Musk, bizneset e të cilit janë të bazuara në largimin e librit të rregullave të industrive ekzistuese dhe veprimet sipas mënyrës së tij, nuk kanë shumë përdorim për një hierarki të zakonshme të zyrës.

Në një email të dërguar për stafin e Tesla, Musk shpjegon se si një strukturë komunikimi e cila drejton komunikimin vetëm tek një udhëheqës mund të jetë e dëmshme për inovacionin.

‘’Ka dy shkolla mendimi për atë se si informacionet duhet të rrjedhin brenda kompanive. Deri më tani mënyra më e zakonshme është zinxhiri i kërkesave, e cila do të thotë se ju gjithmonë rrjedhni komunikimin përmes menaxherit tuaj’’, shkruan Musk. ‘’Problemi me këtë qasje është se, përderisa shërben për të rritur fuqinë e menaxherit, dështon t’i shërbejë kompanisë’’.

Ai shpjegon se nëse një problem shfaqet, metoda e zingjirit të kërkesave kërkon që personi i cili e pranon atë t’ia dërgojë menaxherit, i cili pastaj flet me një tjetër menaxher në nivelin e tij në një departament tjetër, i cili pastaj ia adreson atë personit i cili trajton atë problem në ekipin e tyre. Ai proces, shpjegon ai, është me të meta. ‘’Kjo është tërësisht e marrë. Çdo menaxher i cili lejon që kjo të ndodhë dhe e inkurajon atë, shpejtë do t’a gjejë veten duke punuar në një tjetër kompani’’, paralajmëron Musk. ‘’Nuk po bëj shaka’’.

Pra, cila është zgjidhja? Mos krijoni barriera artificiale në mes të departamenteve të kompanisë tuaj. Vetëm bëni ato që mundeni për të zgjidhur problemin në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe kjo mund të ketë domethënien të shkoni drejt në krye.

‘’Ju mund të flisni me mua, mund të flisni me gjithkënd pa lejen e askujt’’, shpjegon Musk. ‘’Edhe më tutje, ju duhet t’a konsideroni veten të obliguar për të bërë këtë deri sa gjëja e duhur të ndodhë. Qëllimi këtu nuk është të inkurajojmë bisedat e rastësishme, por të sigurohemi se po ekzekutojmë mirë dhe shpejtë. Ne qartë nuk mund të konkurrojme më kompanitë e mëdha të makinave, por duhet t’a bëjmë këtë me inteligjencë dhe shkathtësi’’.

Ai thotë se ai beson se rritja e biznesit, jo punimet e brendshme të departamentit duhet të jenë shqetësimi më i madh i çdo punonjësi. ‘’Menaxherët duhet të punojnë shumë për t’u siguruar se ata nuk po krijojnë kulla brenda kompanisë të cilat krijojnë një mentalitet ‘’ne’’ kundër ‘’atyre’’. Kjo është fatkeqësisht një tendencë natyrale dhe duhet të luftohet në mënyrë aktive’’, paralajmëron Musk. ‘’Ne jemi të gjithë në të njëjtën anije. Gjithmonë shikoni veten sikur po punoni për të mirën e kompanisë dhe asnjëherë për thellësinë’’.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme