“Finalja e Ligës së Kampionëve 2023 do të zhvillohet në Stamboll”

Turqia pas dy vitesh do të shënojë 100-vjetorin e themelimit të Republikës.

Stambolli do të jetë orginaztore e finales së Ligës së Kampionëve UEFA 2023 pasi Turqia do të shënojë 100-vjetorin e themelimit të Republikës po atë vit, mësoi sot Anadolu Agency (AA).

Një burim në Federatën Turke të Futbollit (TFF), i cili kërkoi të mbetet anonim tha se shpejti pritet një njoftim zyrtar në këtë drejtim.

Finalja e turneut fillimisht ishte planifikuar të mbahej stadiumin e Bayern Mynihut, “Allianz Arena”.

Por, sipas burimit, TFF dhe UEFA zhvilluan bisedime pasi finalja e 2021 u zhvendos nga Stambolli në Porto të Portugalisë mes pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Palët gjithashtu “arritën” një marrëveshje që Super Kupa e UEFA-s 2021 në gusht të organizohet në Stamboll.

Stadiumi i Besiktasit, Vodafone Park në Stamboll, priti Super Kupën 2019 të cilën e fitoi Liverpoolin, duke mposhtur Chelsean në penalti.

Shtatorin e kaluar, UEFA përzgjodhi kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfastin si organizatore e Super Kupës 2021.

Bordi i UEFA-s pritet të njoftojë ndryshimet e vendit pas takimit të saj të parë së shpejti.

UEFA zhvendos finalen e Ligës së Kampionëve 2021

UEFA të enjten tha se finalet e Ligës së Kampionëve 2021 më 29 maj do të luhen në Portugali në vend se në Turqi për shkak të COVID-19.

“Finalja e Ligës së Kampionëve midis Manchester City-t dhe Chelsea-t tani do të mbahet në ‘Estadio do Dragao’ në Porto, ku do të lejohen 6.000 tifozë të secilës skuadër të marrin pjesë”, shkroi UEFA në Twitter.

“Finalja e Ligës së Kampionëve ishte planifikuar të mbahej në stadiumin olimpik ‘Ataturk’ në Stamboll, por pas vendimit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur Turqinë në listën e saj të kuqe të destinacioneve të udhëtimit, organizimi i finales atje do të thoshte se asnjë nga tifozët e klubeve nuk do të ishin në gjendje të udhëtonte”.

UEFA gjithashtu falënderoi autoritetet turke të futbollit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre.

Turqia vendosi mbyllje 17-ditore më 29 prill e cila do të zgjasë deri më 17 maj, duke mbuluar gjithashtu festën e Fitër Bajramit gjatë kësaj jave.

Një nga stadiumet më të mëdha në Portugali, ai i Portos, “Estadio do Dragao”, ka një kapacitet për mbi 50.000 spektatorë.

Stadiumi u ndërtua për kompeticionin e Kampionatit Evropian EURO 2004.

Kategoritë
Sport