“Finlanda për momentin nuk dëshiron të diskutojë anëtarësimin e saj në NATO”

“Tani nuk është koha për të diskutuar këtë çështje. Tani duhet të tregohet solidarizim me Ukrainën”, tha ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, tha se tani nuk është koha për të folur për anëtarësimin e vendit të tij në NATO, por që të tregohet solidarizim me Ukrainën.

Në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s, krahas ministrave të jashtëm të Finlandës dhe Suedisë të cilët nuk janë anëtare të aleancës u ftua edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Ministri Haavisto gjatë hyrjes në selinë e NATO-s për takimin, iu përgjigj një pyetjeje lidhur me anëtarësimin e mundshëm të vendit të tij në NATO.

Ai rikujtoi se opinioni publik në Finlandë ka filluar të shikojë gjithnjë e më pozitivisht për anëtarësimin në NATO. “Por tani nuk është koha për të diskutuar këtë çështje. Tani duhet të tregohet solidarizim me Ukrainën”, tha Haavisto.

Ndaj pyetjes se Rusia kundërshton anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe se çfarë qasje kanë ata lidhur me këtë, Haavisto, dha përgjigjen se:

“Finlanda vendos vetë për politikat e saj të sigurisë. Kjo është në përgjegjësinë tonë. Kemi lidhje shumë të mira në kuadrin e partneritetit me NATO-n. Sipas rregullave evropiane të sigurisë çdo vend duhet të vendosë vetë për qëndrimin e tij të sigurisë”.

Kategoritë
BotaLajme