Finlanda pezullon transportin hekurudhor me Rusinë

Kompania finlandeze hekurudhore VR ka pezulluar përkohësisht trenat nga Rusia, të cilët janë shitur rregullisht që nga pushtimi rus i Ukrainës

Treni i fundit nga Shën Petersburgu në Rusi ka mbërritur në Helsink të dielën mbrëma, që shënoi fundin e lidhjes hekurudhore midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania finlandeze hekurudhore VR ka pezulluar përkohësisht trenat nga Rusia, të cilët janë shitur rregullisht që nga pushtimi rus i Ukrainës.

Shumë rusë kanë shfrytëzuar rastin në javët e fundit për të lënë atdheun e tyre me tren. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, mijëra njerëz janë larguar nga Rusia që nga pushtimi. Teksa vendet e BE-së ndërprenë lidhjet ajrore me Rusinë, shumë prej tyre zgjodhën fluturimet nëpërmjet Turqisë, Serbisë ose përmes rrugëve hekurudhore ose rrugore.

Lidhja nuk ishte e hapur për të gjithë njerëzit. Në tren mund të hynin vetëm qytetarët e Rusisë dhe Finlandës që kanë vizë dhe dëshmi të vaksinimit kundër COVID-19, e cila njihet në BE. Shumica e pasagjerëve ishin rusë që jetonin, punonin ose studionin në Evropë.

Vetëm nga Rusia nga 24 shkurti në Finlandë kanë mbërritur rreth 700 njerëz çdo ditë me tren.

Kategoritë
BotaLajme