Jorge Messi ka zbarkuar në Spanjë në aeroportin BCN dhe ka konfirmuar marrëveshjen e Leos me PSG-në. “Po, sot Messi do të firmosë me PSG”, është shprehur shkurtimisht babai dhe menaxheri i argjentinasit.
Gazetarët e La Sexta e kanë ngacmuar edhe më tej, duke e pyetur se kush e ka përgjegjësinë e largimit nga Barcelona.
Ai e ka lënë topin te katalansit. “Zbulojeni në klub”, ka shtuar Jorge, të cilin nuk e kanë lënë me kaq të shkojë.
I pyetur në fund nëse Leo ëshët i trishtuar për largimin, Jorge i është kthyer gazetarit me një pyetje retorike: “A nuk e keni parë atë?”.
Messi pritet që sot të firmosë me PSG-në një kontratë për 2 vite, nga e cila do të përfitojë 35 milion euro në sezon, plus bonuse të tjera.
?JORGE MESSI ACABA DE LLEGAR AL AEROPUERTO DE BCN.
Le pregunto si messi fichara por el PSG hoy: “si”
Le pregunto quien es el responsable de q Leo se vaya: “averiguen en el club”
Le pregunto si su hijo está triste: “no lo habeis visto?”
— Maria Garrido 1997 ⚽️? (@mariagarridos) August 10, 2021