Fitoi mbi 5 milionë dollarë në lotari, 24-vjeçari nuk i jep asnjë qindarkë familjes: Nuk më intereson, janë paratë e mia

Një fatlum që fitoi 5.6  milionë dollarë në Lotari thotë se nuk ka në plan t’i japë asnjë qindarkë familjes, pavarësisht se ata po “mbyten” në borxhe.

Milioneri thotë se  pasi familja mësoi se ai nuk do ndajë asnjë nga fitimet e tij me ta, familja nuk i flet më.

“Ata thanë se nuk isha më mirëpritur dhe se nuk duhet të flisja më me ta. Por mua nuk më intereson, ato janë paratë e mia”, tha fituesi.

Ai tha bashkë me bashkëshorten e tij, të dy 24 vjeç, herë pas here blinin biletë lotarie për qejf.

“Epo, këtë muaj ne fituam shumë. Fituam rreth 5.6 milionë dollarë” u shpreh fituesi i lotarisë.

“Pasi paguam (kredi studentore, hipotekë shtëpie, kredi makinash) na mbetën rreth 5 milionë dollarë. Në rast se nuk e dini, 70 për qind e fituesve të lotarisë dështojnë pas disa vitesh”, tha 24-vjeçari, citon The Sun.

Duke mos dashur të kenë të njëjtin fat, burri dhe gruaja e tij vendosën të investonin tre milionë nga fitimet dhe dy milionë dollarët e mbetur do të përdoreshin për të blerë një apartament.

Lajmi i 24-vjeçarit ka shkaktuar reagime të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

“Familja jote të ka treguar se gjaku nuk është më i trashë se paraja”, shkruan një përdorues.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme