Fitoi titullin e 35-të në histori, Barcelona uron Real Madridin

Real Madrid arriti që ditën e sotme të ngrenjë lart trofeun e titullit kampion në La Liga, pasi mori një fitore 4-0 ndaj Espaynol.

Madrilenët festuan kështu edhe titullin e 35-të në historinë e tyre.

Pas fitimit të titullit nga ana e “Los Blancos”, nuk kanë munguar edhe urimet. Edhe rivali më i madh i Realit në La Liga, Barcelona i ka uruar ata për titullin e fituar, teksa nëpërmjet një postimi në Twitter, katalanasit urojnë madrilenët për trofeun.

“Nga FC Barcelona, ​​i shprehim urimet tona Real Madridit për arritjen e titullit të 35-të të Ligës”, shkruan Barça.

Kategoritë
Sport