Fitore nën regjinë e Vedat Muriqit – Kosova mposht bindshëm San Marinon

Kosova e ka mposhtur San Marinon me rezultat 4-1 në ndeshjen miqësore të zhvillohur në “Fadil Vokrri”.

Të besuarit e Bernard Challandes e nisën mirë takimin, duke sulmuar që në start.

U shënua një gol në fillim nga Lirim Kastrati, por që u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Goli erdhi në minutën e 28-të të ndeshjes, kur Kosova shënoi me Vedat Muriqin.

Ky i fundit mori një top në hyrje të zonës, kaloi një mbrojtës dhe me qetësi gjeti rrjetën për 1-0.

Por sulmet nuk u mbyllën me kaq. Kosova kishte rast të mirë edhe me Besar Halimin i cili gjuan pas pasimit të Muriqit, por topi ndalet në shtyllë.

Në minutën e 41-të, Kastrati u fut bukur në zonë, pasoi te Vojvoda, por goditja e tij shkoi jashtë.

Në minutën e 44-të rrezikoi edhe njëherë Muriqi me një gjuajtje me kthim, por portieri ishte në vend.

Në minutën e 45-të, Destan Bajselmani dhe Blendi Idrizi kombinuan bukur, por goditja e këtij të fundit shkon jashtë.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Arbër Zeneli harkoi në zonë nga goditja e dënimit, ku më së miri u gjend Muriqi i cili shënon për 2-0.

Me këtë rezultat u mbylle dhe pjesa e parë.

Fitore Me të filluar pjesa e dytë, Kosova e gjeti edhe njëherë golin. Sërish ishte Muriqi i cili u gjend mirë në zonë për të shënuar për 3-0 me një goditje të bukur.

Kosova nuk i ndali sulmet dhe rrezikoi edhe disa herë.

Por goli i katërt erdhi në minutën e 75-të, ku Lirim Kastrati u ndal në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Vedat Muriqi, që ishte goli i katërt i tij në këtë takim.

Golin e vetëm për San Marinon e shënoi David Tomassini në minutën e 85-të pas një gabimi në mbrojtjen tonë.

Challandes në këtë ndeshje ia dha rastin disa lojtarëve, ku të gjithë treguan paraqitje të mirë, duke marr parasysh edhe nivelin e kundërshtarit.

Kosova ndeshjen tjetër e zhvillon pas katër ditësh ndaj Maltës në Austri.

Kategoritë
LajmeSport