Fituesja e 137 milion euro lotari, dhuron gjysmën e tyre për bamirësi

Frances Connolly, 55 vjeç, fituese e lotarisë, prej 137 milionë euro në vitin 2019, së bashku me bashkëshortin e saj Patric ka dhuruar më shumë se gjysmën e fitimeve për bamirësi.

Connolly shprehet se është “e varur” për të ndihmuar të tjerët. Ajo ka krijuar dy fondacione bamirësie: një që mban emrin e nënës së saj të ndjerë “Kathleen Graham” në vendlindjen e saj në Irlandën e Veriut dhe “PFC Trust” që mbështet të moshuarit dhe refugjatët në qytetin e saj të lindjes.

Connolly tregon se ka dhuruar 71 milionë euro, por nuk mban regjistrin ku i shënon, duke bërë shaka se do të shqetësohej nëse burri i saj do ta shikonte.

Këto nuk janë veprat e vetme të bamisësisë së saj pasi, ajo gjithashtu ka punuar dhe si vullnetare në një ambulancë për fëmijë si dhe ka krijuar një linjë ndihme për të infektuarit me SIDA.

“Unë kam ndihmuar gjatë gjithë jetës sime. Nuk preferoj të shpenzoj para për për luks”, shprehet ajo.

Connolly, ish-punonjëse sociale dhe mësuese thotë se, në vend që të shpenzojë për luks mund të ndihmojë dikë të bëhet me shtëpi.

Kategoritë
BotaLajme