Fjalimi i Volodymyr Zelenskyt në çmimet Grammy, mesazhi i veçantë që përcolli

Në Las Vegas u mbajt mbrëmë edicioni i 64 i çmimeve muzikore Grammy. Gjatë këtij edicioni, u shfaq një fjalim i regjistruar i presidentit Zelenskyy nga një bunker në Kiev.

Fjalimi i plotë:

Lufta. A nuk është e kundërta e muzikës?! Heshtja e qyteteve të rrënuara dhe njerëzve të vrarë. Fëmijët tanë pikturojnë raketat që bien, jo yjet. Janë plagosur mbi 400 fëmijë dhe 153 kanë vdekur. Nuk do t’i shohim më të pikturojnë. Prindërit tanë janë të gëzuar që ia hedhin vdekjes dhe një mëngjes më tepër. Nëpër bunkere. Por të paktën gjallë. Të dashurit tanë nuk e dinë në do jemi më së bashku. Lufta nuk na thotë kush mbijeton dhe kush ngërthehet në heshtjen mortore. Muzikantët tanë janë të veshur me uniforma ushtarake në vend të tuksedove. Këndojnë për të plagosurit. Nëpër spitale. Madje dhe për ata që nuk i dëgjojnë dot. Muzika  e gjen rrugën e saj. Mbrojmë lirinë tonë. Për të jetuar. Për të dashuruar. Për tu dëgjuar. Në tokën tonë po luftojmë Rusinë që sjell heshtjen skëterrë përmes bombave. Heshtjen e plotë. Davariteni heshtjen me muzikën tuaj. Largojeni këtë heshtje sot. Që historia jonë të dëgjohet.

Ky fjalim përcjell të zezat e luftës në një mënyrë simbolike, por mesazhi është i qartë. Thirrja për të thyer heshtjen është një mesazh për pjesën tjetër të botës që të ndihmojnë Ukrainën në këtë situatë kaotike dhe që të largojnë “Ariun Rus” nga tokat e saj.

Kategoritë
BotaLajme