Flamuri i Ukrainës valëvitet sërish në Çernobil

Flamuri kombëtar ukrainas u ngrit të shtunën mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit, derisa punëtorët kënduan himnin kombëtar.

Ata festuan largimin e trupave ruse që kishin pushtuar vendin për javë të tëra.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit mori pjesë personeli operacional i stacionit, i cili ka siguruar dhe vazhdon të sigurojë sigurinë bërthamore dhe rrezatuese të objekteve gjatë kushteve të vështira të okupimit”, njoftoi kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom në Telegram.

Kompania shtetërore bërthamore tha se të gjitha forcat ruse janë larguar.

Kategoritë
BotaLajme