Flamuri serb vendoset në kullën e vrojtimit në Koshare

Një flamur i Serbisë është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare në mesin e disa flamujve “Kuq e zi”.

Lajmi u bë publik nga mediat serbe por edhe në rrjetet sociale.

Kjo foto u bë disa ditë pas përvjetorit të 22-të të kësaj beteje.

Beteja e Koshares ishte njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme e luftës së Kosovës. U zhvillua në prill dhe qershor të vitit 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ushtrisë serbe. Në këtë betejë ushtria serbe e kishte humbur kontrollin e kufirit Kosovë – Shqipëri, gjë që shënonte një nga fitoret më të mëdha për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largoheshin nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

Beteja e Koshares zgjati nga 9 prilli deri më 10 qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, e cila i dha fund luftës.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë ndonjë përgjigje lidhur me rastin.

Një rast i tillë pati ndodhur edhe vitin e kaluar.

Një prift serb, e kishte hequr flamurin kuqezi nga kulla. Policia e Kosovës ishte marrë më pas me rastin.

Kategoritë
LajmeVendi