Flamuri turk pasqyrohet në Universitetin e Tiranës me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë

Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, Universiteti i Tiranës është ndriçuar me flamurin turk.

Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, Universiteti i Tiranës është ndriçuar me flamurin turk.

“Festimet tona për festën e Republikës vazhdojnë. Gjysmëhëna dhe Ylli ynë valëvitet në godinën historike të universitetit në sheshin Nene Tereza”, shkruhet në mesazhin e postuar në median sociale nga Ambasada e Turqisë në Tiranë.

Edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka publikuar një mesazh urimi.

“Urimet më të përzemërta për 98-vjetorin e shpalljes së Republikës së Turqisë”, thuhet në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

Më tej, theksohet se Shqipëria dhe Turqia gëzojnë një miqësi të thellë dhe të hershme të bazuar në partneritetin strategjik.

Kategoritë
LajmeRajoni