Flet gazetari që u plagos nga sulmi rus në Ukrainë

Gazetari i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, ka pësuar tronditje në kokë dhe humbje të dëgjimit gjatë një sulmi rus, në orët e hershme të mëngjesit të 11 marsit.

Teksa gjaku i rridhte nga koka, ai ka xhiruar menjëherë një video të shkurtër, duke thënë: “Nuk e di se ku jam saktësisht. Kështu duket gjendja afër Kievit. Ne do të përpiqemi të ikim nga këtu”.

Kushnir planifikon të kthehet në terren për të raportuar për luftën, sa më parë që të mundet.

Kategoritë
BotaLajme