Flet mysafiri i parë nga Kosova që Abazoviq e priti në zyrën e tij

Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan Gazeta Express.

Murseli në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T7 ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë takim .

Ai tha se Abazoviq është një njeri punëtor dhe dinamik.

“Sigurisht që kjo është një arritje e madhe për të por edhe për popullin shqiptar i cili sot ka kryeministrat shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe në Mal të Zi. Takimi ishte shumë i mirë, miqësor. Z. Abazobioq është një intelektual i madh, patriot , një punëtorë i madh. Është shumë dinamik”, ka thënë ai.

Më tutje, Murseli tha se në Podgoricë sot ka shkuar për  ta uruar kryeministrin malazez, në pamundësi që Pacolli të shkojë atje.

“Unë jam këshilltar i z.Pacolli. Ai mbrëmë ishte i pari që e uroi z.Abazoviq për postin e rëndësishëm. Pasi z.Pacolli ishte sot në Shqipëri në takim me kryeministrin Rama, unë udhëtova për në Podgroicë për ta takuar z.Abazoviq dhe për t’ia uruar fitoren”, deklaroi ai.

Murseli tha se Abazoviq ka qenë i lumtur që ka marrë mbështetje nga shqiptarët.

Kategoritë
LajmeVendi