Fluks udhëtarësh, pritet që 5 tragete të mbërrijnë në Portin e Durrësit

Pushimet verore kanë rritur fluksin e udhëtarëve në vendin tonë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se vijon fluksi i  hyrjeve  të udhëtarëve drejt vendit tonë, për përballimin e të cilit tragetet në Portin e Durrësit po aplikojnë lundrime vajtje-ardhje(dopio-corse), nga e mërkura deri të dielën e çdo jave.

Këtë të shtunë pritet që të mbërrijnë 5 tragete në Portin e Durrësit nga linja e Barit dhe Ankonës, që pritet të sjellin rreth 7,500 udhëtarë, ndërsa më i ulët ky numër është në daljet nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.

Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë me 20 sportele në funksion për përpunimin e pasagjerëve dhe mjeteve të tyre. Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoroteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë , mes të cilëve 8, 704 shtetas shqiptarë+ 8, 396 të huaj dhe   5343 automjete.

Ndërsa në dalje kjo shifër ishte disa herë me ulët, konkretisht 6, 266 pasagjerë (2, 037 shtetas shqiptarë+ 4, 229 shtetas të huaj ) dhe 2036 automjete.

Kategoritë
LajmeRajoni