Fondacioni turk IHH do të ndihmojë 20 mijë sudanezë në muajin e Ramazanit

Masa vjen si pjesë e fazës së parë të fushatës së titulluar “Shpresa në Ramazan”

Fondacioni i Ndihmës Humanitare (IHH) ka bërë të ditur se gjatë muajit të Ramazanit synon të sigurojë ndihmë për më shumë se 20 mijë sudanezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA, përfaqësuesi i IHH-së në Sudan, Bilal Bahçi, tha se grupi ka shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë në lagjen Hattab, në veri të kryeqytetit Khartoum.

Masa vjen si pjesë e fazës së parë të fushatës së titulluar “Shpresa në Ramazan”.

Bahçi tha se fushata përfshin sigurimin e ndihmave gjatë muajit të agjërimit për 20 mijë njerëz në pjesë të ndryshme të Sudanit.

Në kuadër të fushatës, grupi do të shpërndajë vakte të iftarit për rreth 3 mijë njerëz, pako ushqimore për mbi 2 mijë familje në nevojë, si dhe rroba për 1 mijë jetimë.

Përfaqësuesi i IHH-së në Sudan përsëriti përpjekjen e Turqisë për t’u dhënë ndihmë nevojtarëve, refugjatëve dhe jetimëve gjatë muajit të Ramazanit kudo në botë.

Kategoritë
BotaLajme