Fondacioni turk “Maarif” bleu 10.000 metra katror të kampusit të Universitetit FON në Shkup

Në nënshkrimin solemn, Cerrah theksoi se si rezultat i bashkëpunimit me Universitetin FON sot është realizuar marrëveshja shitëblerëse e kampusit, ku do të arsimohen rreth 1.000 nxënës të shkollës fillore dhe të mesme.

Fondacioni turk “Maarif” dhe universiteti FON nga Shkupi kanë nënshkruar marrëveshje për blerjen e 10.000 metrave katror nga godina universitare e universitetit FON, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u mbajt në hapësirat e Universitetit FON.

Në nënshkrimin solemn morën pjesë, ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, delegacioni i Fondacionit turk “Maarif”, i kryesuar nga Selim Cerrah, anëtar i Këshillit drejtues të fondacionit, drejtori i Fondacionit “Maarif” në Maqedoninë e Veriut, Mustafa Delioglu, pronari i Universitetit FON, Fiat Canovski dhe drejtori i “HalkBank” Shkup, Bilal Sucubaşı.

Në adresimin e tij, Cerrah theksoi se si rezultat i bashkëpunimit me Universitetin FON sot është realizuar marrëveshja shitëblerëse e kampusit, ku do të arsimohen rreth 1.000 nxënës të shkollës fillore dhe të mesme.

“Shkollat e Fondacionit ndërkombëtar Maarif, aktivitet e tyre në vendet ballkanike fillimisht i filluan në Kosovë, pastaj këtu. Shpresoj se aktivitetet arsimore që i ndërmarrim këtu do t’i vazhdojmë më fuqishëm dhe në një mjedis më të rehatshëm”, tha Cerrah, duke shtuar se janë shumë të gëzuar nga shitblerja e sotme.

Duke kujtuar takimin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, menjëherë pas miratimit të Ligjit të Fondacionit Maarif në vitin 2016, Selim tha se presidenti Erdoğan u dha atyre horizonte për punën e Fondacionit, shtylla më e rëndësishme e të cilit në horizont ishin aktivitetet në Ballkan dhe në veçanti përmendi qytetin e Shkupit.

Pronari i Universitetit FON, Fiat Canovski, theksoi se pas disa muaj negociatash me Fondacionin Maarif u arrit një marrëveshje për shitjen e një krahu të Universitetit FON, mbi 10.000 metra katrorë që do t’i shiten Maarif-it.

Duke kujtuar se Maarif jep mësim për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, Canovski tha se së bashku me arsimin tonë të lartë do të jenë një tërësi e kompletuar në këtë rajon në Shkup.

Canovski duke theksuar se është i sigurt në atë se do të ketë bashkëpunim të shkëlqyeshëm të ndërsjellë me fondacionin Maarif, tha se, “Maqedonia (e Veriut) fiton arsim më ndryshe, më cilësor fillor dhe të mesëm. Ky është përfitim për shtetin tonë. Institucionet e tilla janë profesionale. Punojnë në cilësinë dhe në kontrollin e fëmijëve që janë në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm. Do të thotë Maqedonia fiton shumë”.

FON është krijuar në vitin 2003 si Universiteti Evropian – Republika e Maqedonisë. Nga viti 2006, universiteti ekziston nën brendin Universiteti FON.

Kategoritë
LajmeRajoni