Forbes: Pasuria e Trump, më e vogël për 1.1 miliard dollarë

Pasuria e ish-presidentit amerikan Donald Trump është ulur me një miliard dollarë gjatë katër vjetëve në krye të SHBA-së, tregoi lista e fundit e revistës Forbes.

Nëse ai do të kishte shitur gjithçka dhe do të fuste gjithçka në fondet e indeksit, pasuritë e Trump do të kishin vlerë 1.6 miliardë dollarë, por në vend të kësaj, Trump mbajti biznesin e tij privat duke e vendosur atë në duart e djalit të tij Eric, drejtori ekzekutiv i organizatës së Trump, transmeton Daily Mail.

Kështu, pasuria e tij ra nga tre miliardë e gjysmë dollarë, aq sa kishte në vitin 2017, në 2.4 miliardë dollarë.

Ai aktualisht është në vendin e 1.299-të në listën e miliarderëve në botë, që është një rënie prej gati 300 vendeve, pasi vitin e kaluar ishte në pozitën 1.001.

Kategoritë
BotaLajme