Forcat izraelite arrestojnë 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

Sipas dëshmitarëve okularë, përleshjet shpërthyen në qytetin e Jeninit

Forcat e ushtrisë izraelite arrestuan 20 palestinezë sot gjatë bastisjeve të reja të kryera në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria në deklaratën e saj tha se fushata e arrestimit u krye në bashkëpunim me shërbimin e sigurisë Shin Bet dhe Policinë Kufitare.

Zyra e Medias për të Burgosurit, një OJQ palestineze tha se arrestimet u kryen në qytetet Jenin, Nablus, Tubas, Kuds dhe Hebron.

Sipas dëshmitarëve okularë, përleshjet shpërthyen midis aktivistëve palestinezë dhe forcave izraelite gjatë një bastisjeje në Jenin. Nuk raportohet për të lënduar.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj u përgjigjën me zjarr nga persona të armatosur palestinezë, të cilët përdorën bomba të improvizuara në Jenin dhe fshatrat fqinje.

Tensionet kanë qenë të larta në territoret palestineze që nga fillimi i këtij muaji, mes bastisjeve të shtuara izraelite për arrestimin e palestinezëve “në kërkim”.

Muajin e kaluar, të paktën 23 palestinezë dhe 14 izraelitë u vranë në sulme në Bregun Perëndimor dhe Izrael.

Kategoritë
BotaLajme