Forcat izraelite arrestojnë 23 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor

Sipas burimeve lokale, forcat izraelite kanë bastisur pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor gjatë natës

Forcat izraelite kanë arrestuar 23 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve lokale, forcat izraelite kanë bastisur pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor gjatë natës.

Gjatë bastisjeve në fjalë, 22 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor dhe një në Kudsin Lindor.

Siç njoftohet, dy fëmijë të moshës 16 dhe 17 vjeç dhe dy ish-të-burgosur ishin midis të arrestuarve.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme.

Pas arrestimeve, që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, disa palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë me radhë.

Kategoritë
BotaLajme