Forcat izraelite arrestojnë 7 palestinezë në bastisjet në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan dy banorë palestinezë pasi bastisën dhe kontrolluan shtëpitë e tyre, ndërsa në Jenin, forcat izraelite arrestuan 5 të rinj palestinezë pasi bastisën shtëpitë e tyre

Të paktën 7 palestinezë u arrestuan në jug dhe në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA tha se forcat izraelite të sigurisë kryen sulme ushtarake në provincat e pushtuara të Bregut Perëndimor, Jenin dhe Hebron.

Forcat izraelite arrestuan dy banorë palestinezë pasi bastisën dhe kontrolluan shtëpitë e tyre në lagjen Al-Rama në Hebron dhe qytetin Deir Samet.

Në Jenin, forcat izraelite arrestuan 5 të rinj palestinezë pasi bastisën shtëpitë e tyre.

Në fshatin Ashawawra të provincës Betlehem, një i ri palestinez u thirr në pyetje.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet izraelite për bastisjet.

Zakonisht, forcat izraelite sulmojnë qytete në Bregun Perëndimor dhe arrestojnë qytetarë me pretekstin se ata janë në kërkim nga forcat e sigurisë.

Sipas institucioneve që merren me çështjet e të burgosurve, janë rreth 4.850 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, përfshirë 520 të burgosur administrativë.

Kategoritë
BotaLajme