Forcat izraelite plagosën 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

Dëshmitarët okularë thanë se incidentet shpërthyen pas arrestimeve të bëra nga ushtarët izraelitë në rajon

Forcat izraelite bastisën qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku plagosën 2 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, tensionet u ngritën mes ushtarëve izraelitë dhe të rinjve palestinezë, të cilët bastisën fshatin Deir Gassane në Ramallah.

Gjatë incidentit, 2 palestinezë u plagosën me plumba të vërtetë nga ushtarët izraelitë.

Dëshmitarët okularë thanë se incidentet shpërthyen pas arrestimeve të bëra nga ushtarët izraelitë në rajon.

Forcat izraelite bastisën qytetet Betlehem, Ramallah, Nablus dhe Jenin në mëngjes dhe arrestuan 12 palestinezë, përfshirë një administrator të Hamasit.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Pas ndalimeve që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendra të paraburgimit për ditë të tëra.

Kategoritë
BotaLajme