Forcat izraelite shkatërruan një shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor

Një shtëpi njëkatëshe që i përkiste familjes Navacia në qytetin Mesafir Yatta të Hebronit u shkatërrua nga forcat izraelite me arsyetimin se ndodhej në rajonin C të Bregut Perëndimor dhe ishte “pa leje”

Forcat izraelite lanë të pastrehë një familje palestineze me 9 anëtarë në qytetin e pushtuar të Hebronit në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Një shtëpi njëkatëshe që i përkiste familjes Navacia në Mesafir Yatta të Hebronit u shkatërrua nga forcat izraelite me arsyetimin se ndodhej në rajonin C të Bregut Perëndimor dhe ishte “pa leje”.

Banori i qytetit, Rasim Navacia, për AA tha se një nënë e moshuar dhe 8 fëmijët e saj jetonin në shtëpinë prej 140 metrash katrorë.

Navacia deklaroi se një nga anëtarët e familjes po përgatitej për martesë në shtëpinë e shkatërruar nga forcat izraelite.

Nga ana tjetër, autoritetet izraelite thuhet se u kanë dërguar njoftime pronarëve të pronave për të prishur 5 shtëpi të tjera me arsyetimin se ato janë ndërtuar “pa leje” në qytezën Selfit në veri të Bregut Perëndimor.

Kryebashkiaku i komunës Kefr Ed-Diyk të qytetit Selfit, Ibrahim Isa, për AA tha se të gjitha shtëpitë për të cilat u dha paralajmërimi për prishje ndodheshin në rajonin C dhe në këto shtëpi jetonin rreth 30 persona.

Izraeli shkatërron shtëpitë dhe strukturat palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, të cilin e pushtoi në vitin 1967, për arsye të ndryshme.

Në kuadrin e “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar midis Palestinës dhe Izraelit në 1995, Bregu Perëndimor i pushtuar u nda në rajonet A, B dhe C.

Administrimi i “zonës A”, e cila mbulon 18 për qind, iu transferua Palestinës në aspektin administrativ dhe të sigurisë, administrimi administrativ i “zonës B” prej 21 për qind iu transferua Palestinës dhe siguria e saj iu transferua Izraelit. Ndërkohë, për “zonën C” që mbulonte 61 për qind administrimi dhe siguria e saj iu lanë Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme