Forcat turke arrestojnë 10 terroristë të dyshuar të PKK-së

Arrestimet ndodhën në provincën jugore të Mersinit.

Gjithsej 10 të dyshuar për lidhje me grupin terrorist PKK/KCK janë arrestuar në jug të Turqisë, sipas burimeve të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komanda provinciale e xhandarmërisë përmes një deklarate theksoi se të ndaluarit që dyshohet se vepronin në emër të organizatës terroriste janë kapur në një operacion pasi u zbuluan lokacionet e tyre në qendrën e qytetit të provincës Mersin dhe rrethet e saj.

Gjatë bastisjes gjithashtu u sekuestruan materiale dhe dokumentet digjitale, ndërsa të gjithë të dyshuarit u dërguan në selinë e xhandarmërisë provinciale për t’u marrë në pyetje.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Kategoritë
BotaLajme