Forcat turke kapin 4 terroristë të PKK-së në një shpellë në veri të Irakut

Forcat komando në një kohë të shpejtë morën nën kontroll zonën përreth pas operacionit për uljen me helikopter në afërsi të shpellës që ndodhej në një zonë shkëmbore dhe të vështirë

Ushtarët komando të Turqisë morën nën kontroll një shpellë e cila përdorej si depo armësh në një kodër 1.917 metra mbi nivelin e detit në veri të Irakut ku dhe nga kamerat u regjistrua momenti kur 4 terroristë të PKK-së në shpellë u dorëzuan duke lënë armët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Ministrisë turke të Mbrojtjes, bëhet e ditur se vazhdon ashtu si është planifikuar operacioni “Kthetra-Rrufeja” i filluar në vazhdën e operacioneve “Kthetra” kundër objektivave terroriste në veri të Irakut.

Ushtarët turq po hynë një e nga një në shpellat ku janë fshehur terroristët në rajonin Avashin. Ata vazhdojnë të kryejnë operacione precize sipas inteligjencës së marrë nga terreni, përcaktimit të mjeteve ajrore pa pilot dhe deklaratave të bëra nga terroristët e kapur.

Në kuadër të kësaj, pas përcaktimit se një shpellë në lartësinë 1.917 metra mbi nivelin e detit në Avashin përdorej nga terroristët si depo armësh, ushtarët zhvilluan një operacion preciz në rajonin në fjalë.

Forcat komando në një kohë të shpejtë morën nën kontroll zonën përreth pas operacionit për uljen me helikopter në afërsi të shpellës që ndodhej në një zonë shkëmbore dhe të vështirë.

Pas sigurimit të sigurisë së tyre, ushtarët turq u bënë thirrje terroristëve në shpellë që të dorëzohen. Terroristët pasi kuptuan se nuk kishin nga të largoheshin u dorëzuan duke lënë armët e tyre.

Nga shpella dolën 4 terroristë të cilët u morën në dorëzim nga komandot duke siguruar masat e nevojshme të sigurisë. Ndërkohë që ushtarët turq u dhanë ujë terroristëve në mesin e të cilëve ndodheshin edhe gra, thuhet se nga kontrollet në shpellë u konfiskuan sasi të shumta armësh dhe municionesh.

Në shpellën ku hyhet përmes në hapësire të vogël, ndodhen shumë seksione. Po ashtu në shpellën e ndarë në dhoma u gjetën 2 kundërajrorë që u përkisnin terroristëve, 7 pushkë kallashnikovë, 12 pushkë njëra M-16 dhe një tjetër snaiper, 2 mitralozë biksi, 2 raketahedhës dhe shumë municione të tyre si dhe një arkë me bomba dore, radio marrëse, 2 bombola gazi dhe produkte mjekësore.

Kategoritë
BotaLajme