Forcat turke neutralizojnë 5 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Agjencia Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) nëpërmjet punimeve të koordinuara vazhdojnë t’u japin goditje terroristëve

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se forcat turke kanë neutralizuar 5 terroristë të PKK-së në rajonin Haftanin në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Agjencia Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) nëpërmjet punimeve të koordinuara vazhdojnë t’u japin goditje terroristëve.

“Lufta jonë do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit”, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se 5 terroristët e PKK-së u përcaktuan në rajonin Haftanin në veri të Irakut dhe u neutralizuan nga forcat e ajrore.

Kategoritë
BotaLajme