Forcat turke neutralizojnë 8 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

“Ushtarët tanë heronj neutralizuan edhe tetë terroristë të tjerë të PKK/YPG-së duke iu kundërpërgjigjur terroristëve që u përpoqën të kryejnë sulm kundrejt rajonit të operacionit ‘Burimi i Paqes'”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se tetë terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar gjatë përpjekjes për të kryer sulm në rajonin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se forcat Komando vazhdojnë të godasin terroristët në veri të Sirisë.

“Ushtarët tanë heronj neutralizuan edhe tetë terroristë të tjerë të PKK/YPG-së duke iu kundërpërgjigjur terroristëve që u përpoqën të kryejnë sulm kundrejt rajonit të operacionit ‘Burimi i Paqes'”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Kategoritë
BotaLajme