Forcat turke të sigurisë sekuestrojnë mbi 405 kg heroinë

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Soylu njoftoi se forcat turke të sigurisë në operacionet e ndërmarra në qytetet Hakkari dhe Van sekuestruan mbi 405 kilogram lëndë narkotike heroinë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu njoftoi se forcat turke të sigurisë në operacionet e ndërmarra në qytetet Hakkari dhe Van sekuestruan mbi 405 kilogram lëndë narkotike heroinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Soylu tha: “Ekipet tona të Drejtorisë së policisë në Hakkari dhe Van sekuestruan 405 kilogram e 600 gram heroinë. Janë arrestuar 2 të dyshuar. Përgëzoj forcat tona policore heroike”.

Kategoritë
BotaLajme