Forcat turke të sigurisë sekuestrojnë shumë armë dhe municione të PKK-së

Në Hakurk në veri të Irakut u sekuestruan shumë armë dhe municione në vendstrehimet e përdorura nga organizata separatiste terroriste PKK.

Në Hakurk në veri të Irakut u sekuestruan shumë armë dhe municione në vendstrehimet e përdorura nga organizata separatiste terroriste PKK.

Sipas deklaratës së bërë në llogarinë “Twitter” të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB), Forcat e Armatosura Turke, si pjesë e operacioneve, vazhdojnë të hyjnë në palcën e terroristëve.

Në këtë kontekst u sekuestruan shumë municione dhe materiale të ndryshme që i përkisnin organizatës separatiste terroriste PKK, të gjetura në strehimoret dhe strehëzat e identifikuara nga komandot heroike turke.

Në aktivitetet e kërkimit dhe inspektimit u sekuestruan 64 granatahedhëse me diametër 40 milimetra, municione raketëhedhësesh RPG-7, armë antitank të drejtuar tip AT-5 (të përdorura), pushka këmbësorie AK-47, 2 dylbi ditore, 15 çifte këpucësh, detektorë metali, 5 gjeneratorë, 2 bidonë vaj naftë dhe shumë materiale jetese.

Kategoritë
BotaLajme