Forcat turke të sigurisë shpëtuan 5 punonjës shëndetësor turq në qendër të Kabulit

Pesë punonjës shëndetësorë turq, të cilët kohët e fundit udhëtuan në Afganistan për turizëm shëndetësor, u shpëtuan nga forcat turke të sigurisë nga qendra e qytetit ku ishin bllokuar.

Evakuimet janë duke u zhvilluar pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit Kabul, ndërsa po bëhen përpjekje gjithashtu për të zhvendosur ata të bllokuar në qendër të qytetit në vende të sigurta.

Pesë punonjës shëndetësorë turq, dy prej të cilëve gra, të cilët shkuan në Afganistan 23 ditë më parë për të punuar në një klinikë për transplant flokësh, u bllokuan në objektin shëndetësor ku punonin në Kabul.

Punonjësit shëndetësorë që bënë thirrje për ndihmë përmes mediave sociale u shpëtuan nga forcat turke të sigurisë nga qendra e qytetit ku u bllokuan dhe u dërguan në Aeroportin Ndërkombëtar “ Hamid Karzai” për evakuim.

Aleyna Tiki, një nga mjekët që tha se ishte ideja e tyre e përbashkët të thërrisnin ndihmë duke postuar video në mediat sociale, tha se ishin frikësuar shumë.

“Ushtria turke dhe njësitë speciale të policisë turke na mbështetën këtu. Qeveria jonë nuk na la këtu. Pas videos që postuam, ata na kontaktuan menjëherë dhe na ndihmuan. Njësitë speciale të policisë na shpëtuan, dhe ne jemi mirënjohës ndaj tyre. Ne ju falënderojmë për gjithçka”, tha ajo.

Hatice Incekara, e cila bëri të ditur se forcat turke të sigurisë i nxorën ata nga trazirat, tha: “Unë i jam mirënjohës policisë turke dhe ushtrisë. Është vërtet e vështirë për ta. Unë ju falënderoj përgjithmonë. Ata u kujdesën mirë për ne. Na nxorën nga kaosi.”

Punëtorët mjekësorë pritet të kthehen në Pakistan dhe më pas në Turqi me avionin e parë të evakuimit.

Talibanët rrethuan kryeqytetin Kabul të Dielën dhe morën kontrollin e qytetit pa konflikte, pasi Presidentin Ashraf Ghani la vendin dhe forcat qeveritare u larguan nga kryeqyteti.

Kategoritë
BotaLajme