Forcave turke u dorëzohet pushka kombëtare që garanton “15 mijë të shtëna”

Pushka e këmbësorisë funksionon me strukturën e saj që redukton akumulimin e qymyrit dhe transferimin e nxehtësisë pa pasur nevojë mirëmbajtjeje deri në rreth 10 mijë fishekë dhe ka një peshë 2 kg e 630 gram pa karikatorin.

Forcave të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe Forcave të Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë, iu dorëzuan pushkët e prodhuara nga kompania KaleKalıp, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga kompania thuhet se pushka e këmbësorisë KCR556 produkt i KaleKalıp e cila është plotësisht prodhim vendas është projektuar në një strukturë modulare dhe e përshtatshme për t’u përdorur me të dyja duart.

Pushka e këmbësorisë funksionon me strukturën e saj që redukton akumulimin e qymyrit dhe transferimin e nxehtësisë pa pasur nevojë mirëmbajtjeje deri në rreth 10 mijë fishekë dhe ka një peshë 2 kg e 630 gram pa karikatorin. Pushkët iu dorëzuan Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe Forcave të Komandës së Forcave Tokësore. KCR556 si “pushka e vetme dhe para e Turisë e cila ofron garanci të tytës prej 15 mijë të shtënash” do t’u dorëzohet edhe përdoruesve të tjerë.

Në deklaratën e kompanisë janë përfshirë edhe pikëpamjet e drejtorit të përgjithshëm të KaleKalıp, Selim Erol i cili tha se “Ashtu sikur ka njoftuar edhe kreu i Industrisë së Mbrojtjes i Presidencës së Turqisë, prof. dr. İsmail Demir ka filluar përdorimi i pushkëve të këmbësorisë KCR. Jemi krenar që me prodhim vendas dhe kombëtar ofrojmë kontribut në zhvillimin e sektorit të industrisë së mbrojtjes. Pushka e këmbësorisë KCR556 e projektuar me përpjekjet e inxhinierëve tanë në proceset e kërkim-zhvillimit dhe të prodhimit dhe e cila është produkt 100 për qind vendas, do të sigurojë dobi si për teknologjinë e Turqisë ashtu për lehtësimin e përdorimit në aspektin e besueshmërisë së lartë”.

Kategoritë
BotaLajme