Formacionet zyrtare, Kosovë – Suedi

Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në “Friends Arena” në Stokholm.

Edhe pse pa gjasa, Kosova hyn në këtë ndeshje me motiv të lartë, teksa përkrahja e “Dardanëve” nuk do t’u mungojë as atje.

Formacionet e Kosovës:

Kosova do të startojë me Muric në portë, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj në mbrojtje. Loshaj dhe Dresevic do të jenë në mesfushë, kurse Rashani e Zymer Bytyqi nga krahët do të ndihmojnë dyshen e sulmit Rashicën dhe Muriqin.

Ndeshja ndërmjet Suedisë dhe Kosovës do të zhvillohet duke filluar nga ora 18:00.

Kategoritë
LajmeSport