Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

Ditën e djeshme kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës parë të fazës së grupeve në Champions League.

Së fundmi, Liga e Kampionëve në rrjetin social “Twitter” ka publikuar formacionin më të mirë, në të cilin nuk mungojnë befasitë dhe emrat e mëdhenj.

Porta i besohet Maignan i cili bëri paraqitje mjaft të mirë ndaj Liverpoolit, por pësoi dy gola. Një tjetër që mund të ishte në vend të tij është Courtois, i cili mbajti portën e Realit të paprekur pavarësisht goditjeve të shumta nga sulmuesit e Interit.

Në sulm padyshim që do ishte sulmuesi i Ajax që shënoi “poker” golash, Haller, krah Lewandowskit që shënoi “dopietë” dhe plotësohet me sulmuesin tjetër të Ajax, Antony, i cili dhuroi dy asist pikërisht për Haller.

Formacioni më i mirë i javës: Maignan; Sandro, Cristiano, Otamendi, Cancelo; Henderson, Bellingham, Nkunku; Antony, Lewandowski, Haller.

Kategoritë
LajmeSport