Është votuar me 93 vota për themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë i propozuar nga grupet opozitare.
Konjufca ka ngritur mocionin për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë siç është kërkuar nga opozita, po ashtu edhe nga pushteti.
“Pas një konsultimi me kryesinë dhe kryetarët e grupit u arrit një formë kompromisi. Që të procedojmë me një mocion të cilin do ta ngris unë si kryetar. Po e vëmë në dy pika mocionin, e para për ta vendosur në votim themelimin e Komisionit Hetimor të iniciuar nga PDK-ja. E dyta të jetë themelimi i komisionit hetimor i propozuar nga LVV-ja”, ka thënë ai.
Anëtarët e këtij komisioni do të jenë:
Driton Selmanaj- kryetar
Eliza Hoxha- zv.kryetare
Ferat Shala- zv.kryetar