Forumi G7 diskuton perspektivën ekonomike globale, vaksinimin dhe zinxhirët e furnizimit

Ministrat e financave dhe guvernatorët e vendeve anëtare të G7-tës po ashtu diskutuan implikimet makroekonomike të ndryshimeve klimatike dhe punën teknike që G7-ta po ndjek për të kuptuar më mirë masat për planin zbutës të klimës

Zyrtarët ekonomik të forumit G7 kanë diskutuar perspektivën ekonomike globale, rritjen e nivelit të vaksinimit në mbarë botën për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe rëndësinë e zinxhirëve të furnizimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi se ministrat e financave dhe guvernatorët e vendeve anëtare të G7-tës po ashtu diskutuan implikimet makroekonomike të ndryshimeve klimatike dhe punën teknike që G7-ta po ndjek për të kuptuar më mirë masat për planin zbutës të klimës.

Në një takim virtual të ministrave të G7-tës dhe guvernatorëve të bankave qendrore, sekretarja e Thesarit i SHBA-së, Janet Yellen, miratoi deklaratën e ministrave të G7-tës mbi veprimet për të mbështetur zhvillimin e antibiotikëve, e cila u bën thirrje vendeve anëtare të adresojnë mungesën e zhvillimit të antibiotikëve me një sërë stimujsh të tregut.

Deklarata mbi veprimet, e cila u ra dakord sot, përfshin një fond veprimi të rezistencës antimikrobiale prej 1 miliard dollarësh për të ndihmuar në nxjerrjen e katër antibiotikëve të rinj në treg deri në vitin 2030.

“COVID-19 ka demonstruar rëndësinë e forcimit të gatishmërisë për kërcënimet globale të shëndetit, përfshirë ‘pandeminë e heshtur’ të rezistencës antimikrobiale (AMR)”, thuhet në deklaratë.

Kategoritë
BotaLajme