Forumi i Metaversit – Presidenti Erdogan shpalli mobilizimin digjital

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se periudhën në vijim e kanë shpallur si periudhë të mobilizimit digjital.

Ky pohim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë fjalimit të tij para pjesëmarrësve në Forumin e Metaversit, organizuar në kryeqytetin Ankara të vendit, ku ai tërhoqi vëmendjen se bota po shkon drejt një epoke të re të ndërtuar mbi teknologjitë digjitale.

“Misioni ynë si udhëheqës të vendeve është t’i përgatisim njerëzit dhe sidomos të rinjtë tanë në mënyrën më të drejtë, më të sigurt, më të fuqishme dhe më të kompletuar për këtë të ardhme të pashmangshme”, theksoi ai.

Erdogani vuri në pah se kontrolli pa asnjë kufi ligjor dhe moral i platformave të medias sociale, të cilat janë shndërruar në kartele, janë shprehje konkrete dhe e mjaftueshme e nevojës për të çarë rrugën në këtë fushë.

“Meqenëse tani ekziston një realitet i ekonomisë dhe kulturës digjitale në rritje, atëherë është e pamundur që këto probleme të zgjidhen pa vendosur një rend ligjor digjital të miratuar dhe mbështetur me konsensus nga të gjitha vendet. Në këtë klimë digjitale kaotike, detyra jonë parësore është të mbrojmë njerëzit e fëmijët tanë, si dhe t’u krijojmë atyre mundësitë jo vetëm për t’u përfshirë në këto zhvillime globale, por madje dhe për t’u bërë pionierë të tyre”, potencoi lideri turk.

Duke nënvizuar se Turqia është tani një vend që ndërton satelitin e saj, përgatit softuerin e saj dhe dizajnon instrumentet e saj balistike për të konsoliduar pozicionin e saj në hapësirë, Erdogani tha se pretendimi që “Turqia nuk ka asnjë shans të spikasë në teknologji”, i hedhur në bazë të sondazheve mbi besimin global, është një fyerje për rininë e këtij vendi.

“Nëse s’jeni në gjendje të bëni dronët tuaj taktikë, luftarakë dhe sulmues, atëherë jeni në çdo çast përballë rrezikut të skllavërimit”, saktësoi presidenti turk duke e shpallur periudhën në vijim e kanë shpallur si periudhë të mobilizimit digjital.

Kategoritë
BotaLajme