Franca heq flamurin e BE-së nga Porta Triumfale pas polemikave politike

Flamuri i madh në Portën Triumfale (Arc de Triomphe), si dhe flamujt tjerë në Kullën Eifel dhe Muzeun e Luvrit, shënuan kalimin e presidencës së BE-së tek Franca më 1 janar.

Qeveria e Francës, nën kritikat e partive politike të krahut të djathtë, dje hoqi një flamur të madh evropian në Paris që synonte të festonte presidencën franceze me Bashkimin Evropian (BE).

Flamuri i madh në Portën Triumfale (Arc de Triomphe), si dhe flamujt tjerë në Kullën Eifel dhe Muzeun e Luvrit, shënuan kalimin e presidencës së BE-së tek Franca më 1 janar, por opozita euroskeptike ka bërë presion për një “Frexit” duke kundërshtuar ligjet e BE-së, ndërsa mund të shkaktojë probleme edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Polemika në më pak se 100 ditë nga zgjedhjet, raundi i parë i të cilave do të mbahet më 10 prill, u ndez pasi disa liderë të krahut të djathtë dhe kandidatë presidencialë shprehën zemërim, duke akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Emmanuel Macron për fshirjen e identitetit francez dhe përbuzjen ndaj veteranëve, emrat e të cilëve janë të gdhendura në Portën Triumfale.

Megjithëse Macron ende nuk ka njoftuar zyrtarisht se po kërkon mandat të dytë si president i vendit, presidenca gjashtëmujore e Francës në krye të Këshillit të BE-së ka të ngjarë të jetë një çështje fushate në të cilën shohin të përfitojnë kundërshtarët e tij.

Pasi tha se do ta çonte çështjen e flamurit në gjykatë, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e quajti heqjen e flamurit në fundjavë një “fitore të madhe patriotike”.

Ministri i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, i cili më herët pretendoi se flamuri do të qëndronte për disa ditë pasi u ngrit për herë të parë më 31 dhjetor, tha se ai u hoq sipas planit dhe mohoi që qeveria t’i ishte nënshtruar presionit politik. Duke folur rreth kësaj polemike për FranceInter News, ai fajësoi “patriotët e rremë”.

Ai shtoi se flamujt e tjerë të BE-së në kryeqytet do të mbeten.

Kategoritë
BotaLajme