Franca ka nevojë për emigrantë për zhvillim dhe rritje ekonomike

Raporti tregon se CAE do të dëshironte të shihte më shumë emigrantë dhe se migrimi i fuqisë punëtore të kualifikuar dhe të larmishëm do të rriste flukset e kapitalit.

Franca ka nevojë për gjithnjë e më shumë emigrantë të aftë për zhvillimin dhe rritjen e saj ekonomike.

Këshilli i Analizës Ekonomike (CAE), i lidhur me Kryeministrinë franceze publikoi raportin e 67-të mbi marrjen e imigracionit në vend dhe statusin e kualifikuar të emigrantëve në vitet e fundit.

Në raport thuhet se Franca ka nevojë për emigrantë më të aftë për rritjen dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm. Hyrja e përhershme e emigrantëve në vend në vitin 2019 ishte 292 mijë që korrespondon me 0.41 për qind të popullsisë së vendit.

Në raport bazuar në vendet e Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) theksohet se fluksi i emigrantëve në Francë është i ulët dhe CAE është e shqetësuar për këtë situatë.

Sipas të dhënave të OECD-së për vitin 2019, raporti thotë se 8.4 milionë emigrantë në Francë përfaqësojnë 12.8 për qind të popullsisë së vendit dhe kjo normë është 13.6 për qind në SHBA, 13.7 për qind në Britaninë e Madhe, 16.1 për qind në Gjermani, 19.5 për qind në Suedi dhe 21 për qind në Kanada.

Në raport thuhet se sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Francez të Statistikave dhe Kërkimeve Ekonomike (INSEE), 37.8 për qind e emigrantëve në vend në vitin 2020 kishin një nivel arsimor të barabartë ose më të ulët se një diplomë të shkollës së mesme, krahasuar në 18.9 për qind të qytetarëve francezë.

– 70 për qind e emigrantëve në Francë janë nga Afrika

Sipas raportit, diversiteti i origjinës së emigrantëve në Francë është i ulët ndërsa 70 për qind e emigrantëve joevropianë janë nga Afrika dhe kur vendet e OECD-së u morën si bazë, emigrantët në Francë ishin më pak të kualifikuar.

Raporti tregon se CAE do të dëshironte të shihte më shumë emigrantë dhe se migrimi i fuqisë punëtore të kualifikuar dhe të larmishëm do të rriste flukset e kapitalit.

– Identiteti i emigrantëve në Francë është një çështje debati

Në raport thuhet se debatet mbi identitetin dhe sigurinë ndaj emigrantëve u përhapën në opinion dhe se kjo situatë pengonte migrimin e kualifikuar për motive punësimi.

Raporti rekomandoi përpjekjet e vazhdueshme për dixhitalizimin, centralizimin dhe sistemimin e aplikimeve për viza pune në mënyrë që t’i përgjigjet në mënyrë efektive nevojave të tregut të punës në afat të shkurtër.

Gjithashtu u përmend se do të ishte më e dobishme të lehtësoheshin kriteret e studimit dhe të qëndrimit për studentët e huaj që vijnë në Francë.

Franca e cila pret numrin më të madh të emigrantëve muslimanë në Evropë, qëndrimet dhe politikat e qeverisë ndaj emigrantëve dhe muslimanëve janë kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Kategoritë
BotaLajme