Franca mbyll një tjetër xhami

Një xhami në Allonnes të Francës, është mbyllur për gjashtë muaj për shkak të “mbrojtjes së islamit radikal”.

Zyra e guvernatorit të Sarthe tha se xhamia në Allonnes, e cila ka një komunitet prej 300 banorësh, u mbyll për gjashtë muaj për “propagandim të islamit radikal”.

“Administratorët e xhamisë kanë justifikuar sulmet terroriste në vend”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se xhamia është mbyllur për të parandaluar kryerjen e sulmeve të tilla.

Zyra e guvernatorit tha më 13 tetor se kishin filluar procedurat për mbylljen e xhamisë me kërkesë të ministrit të Brendshëm Gerald Darmanin.

Më 29 shtator, Darmanin i tha gazetës “Le Figaro” se 650 lokacione “ekstremiste” ishin mbyllur dhe 24.000 ishin inspektuar nga policia përpara se ligji “separatist” të hynte në fuqi. Darmanin tha se që nga nëntori 2020, 1/3 e 89 xhamive janë mbyllur si rezultat i inspektimeve për “radikalizim” të pretenduar.

Qeveria e Francës është kritikuar për ndërhyrje në jetën e myslimanëve me ligjin e saj “separatist” të miratuar në gusht.

Çështjet kryesore që mbulon ligji përfshijnë paanshmërinë në shërbimin publik dhe respektimin e parimeve republikane, poligaminë dhe martesat e detyruara, kufizimin e arsimit në distancë, rishikimin e statusit të shkollave private dhe faktin që shoqatat janë të mbikëqyrura si në aspektin e veprimtarisë ashtu edhe në atë financiare.

Kategoritë
BotaLajme