Në Francë, Këshilli Kushtetues miratoi, me përjashtim të dy neneve, ligjin e diskutueshëm të “Parimeve që përforcojnë respektimin e vlerave të Republikës”, i njohur ndryshe si “ligji i separatizmit” dhe që kritikohet për vënie në shënjestër të myslimanëve.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Këshilli Kushtetues, ligji i kaloi Këshillit nga 60 deputetë dhe 60 senatorë.
Anëtarët e Këshillit hodhën poshtë Nenin 16 në lidhje me pezullimin e aktiviteteve të shoqatave, të cilat i nënshtrohen procedurës së anulimit të ligjit, me arsyetimin se procesi mund të zgjasë 6 muaj dhe se kjo do të cenonte lirinë e shoqatave.
Këshilli nuk pranoi as Nenin 26 të ligjit për dhënien ose tërheqjen e lejes së qëndrimit një të huaji që thotë se i refuzon parimet e republikës. Kurse nenet e tjera Këshilli Kushtues i miratoi.
Franca, e cila ka popullsinë më të madhe myslimane në Evropë, kritikohet për ndërhyrjen në jetën e myslimanëve me ligjin e quajtur “Parimet që përforcojnë respektimin e vlerave të Republikës”.
Ligji përfshin masa për të siguruar “neutralitetin fetar” të zyrtarëve publikë, ndërsa sistemin lidhur praktikën e mësimit në shtëpi (familje), që deri tani e shikonte të mjaftueshme një deklaratë të bërë nga familjet, e ka ndryshuar në mënyrë që për mësimin familjar këtej e tutje do të duhet të merret leje/autorizim nga autoritetet.
Ligji gjithashtu përfshin pika që dënojnë krimet e urrejtjes të kryera në internet dhe synojnë mbrojtjen e zyrtarëve publikë dhe mësuesit, dhe përfshin elementë që lidhen me luftimin e certifikatave të virgjërisë, poligamisë dhe martesave të detyruara, përveç menaxhimit “më transparent” të financave.
Sulmet ndaj xhamive dhe mesxhideve, përfshirë zjarrvëniet, janë përshkallëzuar në vend që nga shpallja e Projektligjit të Separatizmit.